Inicohet procedurë disiplinore ndaj Prishtinës, shkak ofendimet ndaj trajnerit Ilir Daja dhe mjetet piroteknike

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj FC Prishtinës për lëshim në organizim në ndeshjen kundër Ballkanit. Në njoftimin e FFK-së, thuhet se disa persona kishin fyer dhe ofenduar thuajse gjatë gjithë ndeshjes kryetrajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën nga tribuna perëndimore, shkruan lajmi.net. “Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Lëshim…

Sport

10/10/2023 16:54

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj FC Prishtinës për lëshim në organizim në ndeshjen kundër Ballkanit.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se disa persona kishin fyer dhe ofenduar thuajse gjatë gjithë ndeshjes kryetrajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën nga tribuna perëndimore, shkruan lajmi.net.

“Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 2,5,17,32 dhe 35 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, të vendosur në tribunën jugore, hodhën mjete piroteknike prapa portës në anën jugore të stadiumit, ndërkaq disa persona nga tribuna përendimore, prapa bankinës së FC ”Ballkani”, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishin fyer dhe ofenduar rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir Ilir Daja, duke e penguar në punën e tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-së.

Për ofendimet dhe fyerjet në drejtim të tij ishte ankuar edhe vetë trajneri shqiptar ku pas ndeshjes ishte shprehur në lidhje me këtë situatë.

“Janë tre veta që shajnë vazhdimisht. Të prishin këtë lloj imazhi të Prishtinës, me praninë e policisë, vëzhguesit, është e papranueshme”, tha kishte thënë Daja.

“Më pas ishte një polic që bëri një gjest që nuk i shkon policit. Këta tre në mënyrë të vazhdueshme pas bankinës time kanë qëndruar. Edhe policia duhet të ndërhyj për t’i nxjerr jashtë stadiumit. Unë do ta kërkoj të drejtën time. Tifozët e tjerë të Prishtinës i përshëndes pasi e kanë përkrahur skuadrën e tyre”.

Ndryshe, takimi mes Prishtinës dhe Ballkanit që u zhvillua të dielën mbrëma u mbyll 1:1 dhe i takoi javës së nëntë kampionale në Superligën e Kosovës./Lajmi.net/