Informacionet e para rreth aksionit policor në Brezovicë

Policia e Kosovës konfirmon operacionin e saj në Brezovicë.

Lajme

09/08/2019 11:10

Siç raportoi lajmi.net më parë, në Brezovicë Policia e Kosovës po zhvillon një aksion. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion në këtë rajon në bashkëpunim me institucionet tjera relevantë”, ka thënë Mehmeti duke theksuar se detaje të tjera nga policia do të ketë më vonë gjatë ditës.

Në këtë aksion, siç merr vesh lajmi.net, përveç Policisë së Kosovës, janë edhe inspektorati i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Lajmi.net do ju mbaj të informuar për rrjedhën e ngjarjes…