Infantino ironizon me kritikat ndaj Katarit: Mund të “mbijetosh” nëse nuk pi alkool tri orë
Gianni Infantino i është përgjigjur kritikuesit e shtetit të Katarit, të cilët ankohen për rregulla strike në raport me pirjen e alkoolit. I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit tha me ironi se, nëse nuk pihet alkool për tri orë, mund të mbijetohet. “Nëse nuk e pi një birrë, mendoj se mund të…

Sport
Gianni Infantino i është përgjigjur kritikuesit e shtetit të Katarit, të cilët ankohen për rregulla strike në raport me pirjen e alkoolit.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit tha me ironi se, nëse nuk pihet alkool për tri orë, mund të mbijetohet.
“Nëse nuk e pi një birrë, mendoj se mund të mbijetosh. Ka shumë shtete që e ndalojnë alkoolin në stadium, si për shembull Franca”, shprehet ai.
Shumë tifozë janë shfaqur të revoltuar në lidhje me rregullat strikte në Katar, andaj këto kritika i kanë adresuar edhe te FIFA, por që as këta nuk e bënë zgjidhjen. /Lajmi.net/