India ka ndaluar pronësinë e kriptovalutave për qytetarët e vetë, tani ata do të gjobiten nëse investojnë
Rreth 8 milionë indian kanë investuar deri më tani në kriptovaluta.
Auto & Tek
Qeveria indiane ka propozuar ligjin që ndalon pronësinë dhe përdorimin e kriptovalutave, nën të cilin të gjithë personat e përfshirë në shkëmbim të tyre ose në blerje, do të gjobiten, shkruan lajmi.net.
Të hënën është bërë e ditur se të gjithë ata që janë të përshirë në posedim, sigurim, shkëmbim ose transferim të aseteve kripto do të kriminalizohet dhe do të përndjekjet për vepër penale.
Një prej arsyeve kryesore pas këtij veprimi është raportuar të jetë mungesa e rregullave.
Ekspertët thonë se këto valuta janë shumë jo stabile sa i përket vlerës së tyre dhe mund të përfundojnë në katastrofa financiare për investitorët.
Nuk ka informata zyrtare në Indi sa i përket numrit të investitorëve dhe vlerës së investimit, por nga ekspertët e industrisë është vlerësuar se mbi 8 milionë investitorë janë nga India dhe shuma e investuar vlen disa qindra miliona dollarë.
Ky ligj mund të jetë një goditje e rëndë për investitorët, por ata do të kenë 6 muaj kohë për të likuiduar asetet e tyre.
Në rast se ata nuk e bëjnë këtë, ata do të penalizohen. /Lajmi.net/