Indeksi i Mjerimit për vitin 2014, Shqipëria më së miri në rajon
Indeksi botëror i mjerimit ku janë përfshirë 108 shtete të botës, Shqipërinë e nxjerrë më mirë se të gjitha vendet e rajonit. Ndërsa Kosova nuk është përfshirë fare në këtë indeks.
Lajme
Çdo vend ka për qëllim për të ulë inflacionin, papunësinë, dhe normat e kreditimit, dhe të rris produktin e brendshëm bruto (PBB) për kokë banori.
Duke bërë përllogaritjen e këtyre normave me ato të një viti paraprak dhe rritjes produktit të brendshëm bruto për kokë banori, është bërë edhe renditja e 108 vende në indeksin e mjerimit, transmeton lajmi.net.
Ky indeks paraqet gjendjen në këto vende për vitin 2014. Vendet që nuk janë përfshirë në tabelë nuk kanë raportuar të dhëna të kënaqshme.
Shqipëria në këtë indeks, ndodhet në vendin e 44, për dallim nga Serbia, që i prin listës së vendeve të rajonit për më shumë mjerim duke u renditur në vendin e 8, Maqedonia në vendin e 12, Bonja e 21-ta, ndërsa Kroacia e pozicionuar në vendin 31.
Pesë vendet më të mjerueshme në botë për vitin 2014 është vlerësuar të jenë: Venezuela, Argjentina, Siria, Ukraina, dhe Irani. Në 2014, Argjentina dhe Ukraina u vendos në “top 5”, duke i zënë vendin Sudanit dhe Sao Tome dhe Principes.
Pesë vendet më me pak mjerim janë Brunei, Zvicra, Kina, Tajvani dhe Japonia.
Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 95-të, që e bën këtë shtet vendin e 14 në botë më pak të mjerushëm nga 108 shtetet e përfshira në indeks. (lajmi.net)