Incidenti i ndodhur në autobusin e linjës 3A në Prishtinë, Komuna njofton se larguan nga puna shoferin dhe pezulluan kondukterin

Komuna e Prishtinës është deklaruar në lidhje me një incident që raportohet të ketë ndodhur në autobusin e linjës 3A të Trafikut Urban. Sipas njoftimit thuhet se kanë pranuar informatën për një sjellje të papranueshme nga shoferi në drejtim të nxënësve. Pas marrjes së informacionit Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit, si dhe pas analizimit…

Lajme

21/02/2025 15:41

Komuna e Prishtinës është deklaruar në lidhje me një incident që raportohet të ketë ndodhur në autobusin e linjës 3A të Trafikut Urban.

Sipas njoftimit thuhet se kanë pranuar informatën për një sjellje të papranueshme nga shoferi në drejtim të nxënësve.

Pas marrjes së informacionit Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit, si dhe pas analizimit të videos janë ndërmarrë masa ku shoferi është larguar nga puna si dhe kondukteri është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit.

Njoftimi i plotë:

🚌 Reagim lidhur me incidentin në linjën 3A

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme:

🚫 Shoferi i përfshirë është larguar nga puna.

⏳ Konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit.

Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.

📢 Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona!./Lajmi.net/