Incidenti i mbrëmshëm në Gramsh, vjen reagimi i Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dënon incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë. Njëherit u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të lënduar. “Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagim. Reagimi i plotë: Kryeministri i Republikës së…

Lajme

21/08/2022 12:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dënon incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Njëherit u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të lënduar.

“Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.