Incident në Nerez të Shkupit, përleshje me thika dhe armë zjarri
Një incident ka ndodhur sonte në lagjen Nerez të Shkupit, me ç`rast, në një përleshje fizike mes dy grupeve, një person është therur me thikë.
Lajme
Ky incident ka qenë masiv dhe se ka përshkallëzuar edhe me përdorim të armës së zjarrit, raporton agjencia Ina.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar pesë persona.
Si mësohet, njëri nga të arrestuarit ka poseduar edhe armë zjarri, me të cilën ka dashur të shtijë.
Deri tani nuk janë dhënë detaje lidhur me këtë incident të dhunshëm që ishte nxitur në një pikë për pritjen e autobusëve urban në këtë lagje, që gjendet pranë bulevardit “Aradhat partizane” në Shkup. (Ina)