​Inaugurohet objekti i Stacionit policor Veriu

Sot është bërë ndërrimi i lokacionit të stacionit policor Veriu në Prishtinë. Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria”. Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave kjo lagje do të kalojë nën administrim të stacionit policor…

Lajme

28/11/2022 14:18

Sot është bërë ndërrimi i lokacionit të stacionit policor Veriu në Prishtinë.

Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria”. Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave kjo lagje do të kalojë nën administrim të stacionit policor Veriu.

Po ashtu zona territoriale e lagjes “Tophane” me kufizim deri në rrugën “Ilir Konushevci”, përkohësisht nga stacioni Veri kalon nën administrim të stacionit Qendra.

Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar të zyrtarëve policorë.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kushtet në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë kanë qenë katastrofale dhe të pafavorshme për punë, teksa shtoi se me caktimin e objektit të ri nuk do të thotë që tash është përfundimi i bashkëpunimit.