Imri Ahmeti pyetet për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK: Ajo është dhe do të jetë Presidente edhe në mandatin e dytë
Pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në skenën politike po qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Vjosa Osmani në partinë ku dikur ishte një nga figurat kryesore. Imri Ahmeti nga LDK-ja ka deklaruar për Front Online se çdo vendim për një rikthim eventual të Presidentes Vjosa…
Lajme
Pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në skenën politike po qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Vjosa Osmani në partinë ku dikur ishte një nga figurat kryesore.
Imri Ahmeti nga LDK-ja ka deklaruar për Front Online se çdo vendim për një rikthim eventual të Presidentes Vjosa Osmani në parti varet nga interesimi i saj dhe diskutimi në organet e LDK-së.
“Varet nga vendimmarrja që do të ndodhë nëse shprehet interesimi prej Vjosës. Nëse ajo shpreh interesim, e diskutojmë në organet e partisë’’, tha ai për Front Online.
Tutje Ahmeti, deklaroi se Osmani megjithatë është dhe do të mbetet Presidente e Kosovës edhe për një mandate të dytë.
‘’Mendoj se ajo është presidente dhe do të vazhdoj të jetë Presidente edhe në mandatin e dytë”, tha Ahmeti.