Imri Ahmeti: Gratë e Lipjanit, boshti i fitores së 12 tetorit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur një takim me gratë e komunës, ku tha se ato janë “boshti i fitores së 12 tetorit”. “Me përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin e tyre, mbështetja e grave është garancia që po ndërtojmë një Lipjan edhe më të zhvilluar. Gratë janë shtylla e familjes dhe…

Lajme

07/09/2025 22:01

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur një takim me gratë e komunës, ku tha se ato janë “boshti i fitores së 12 tetorit”.

“Me përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin e tyre, mbështetja e grave është garancia që po ndërtojmë një Lipjan edhe më të zhvilluar. Gratë janë shtylla e familjes dhe kontributi i tyre është themelor në çdo hap të përparimit tonë”, u shpreh Ahmeti.

Ai falënderoi për mbështetjen, duke shtuar se “me gratë e Lipjanit, fitorja më 12 tetor është e sigurt”.