Immobile: Krenar që garoj me Ronaldon dhe Lewandowskin për këpucën e artë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bayern Munchen.

Sport

22/02/2021 15:21

Sulmuesi italian është njëri nga top-golashënuesit më të mirë në Evropë në vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Ai para ndeshjes me Bayern Munchen që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, u shpreh i kënaqur për sfidën.

“Të garosh me Cristiano Ronaldon dhe Robert Lewandowskin për këpucën e artë ka qenë një motiv i madh për mua. Ata janë kampionë absolutë”, tha Immobile.

“Jam i koncentruar në skuadrën time, në atë që mund të bëjmë. Jam i emocionuar që do luaj kundër Bayernit”, tha italiani.

“Të gjithëve na vjen keq qe për këtë sfidë nuk do i kemi tifozët e pranishëm në stadium”, përfundoi Ciro Immobile./Lajmi.net/