Imazhe shqetësuese, Britania e zhytur në drogë (Foto)
Disa fotografi tashmë të shpërndara nga policia në Britani, e që përmbajnë imazhe tragjike të ambienteve ku konsumohet drogë, tregojnë realitetin e zymtë të shoqërisë së këtij vendi të varur nga droga.
Bota
Këto fotografi shfaqin horrorin e varësisë nga droga në Britani, gjatë vitit 2015, të cilat janë marrë gjatë një bastisjeje të policisë, në shtëpinë që tashmë ishte duke u shfrytëzuar për përdorimin e drogës, raporton gazeta Mirror, transmeton lajmi.net.
Në imazhet e shfaqura shihet dhoma e cila është e mbushur me mbeturina, përfshirë këtu shishe, ilaçe, kanaçe të pijeve dhe lecka.
Kjo shtëpi që ishte bërë si një strofull e përdorimit të drogës, është zbuluar nga policia e Mançesterit, pasi këta zyrtarë filluan kontrollimin e kësaj shtëpie.
Pas disa hulumtimeve të bëra nga policia, shtëpia është mbyllur, ka bërë të ditur policia, dh se kjo pronë ishte duke iu shkaktuar probleme të panumërta banuesve që jetonin në atë zonë.
Është e kuptueshme që ankesat dhe raportet nga banorët, kishin të bënin me atë se shtëpia ishte duke u përdorur për të shitur dhe marrë drogë, përfshirë këtu edhe heroinën. (lajmi.net)