Iman pozon e zhveshur me gjarpër në trup (FOTO)

Bukuroshja Chanel Iman ka vendosur që fotove të saj me kostum banjoje t’i shtojë edhe pak rrezikshmëri.

ShowBiz

18/02/2016 17:55

Në fotot e fundit, 25-vjeçarja shihet duke pozuar me bikini dhe me një piton të madh rreth shpatullave, të cilin e mban me të dyja duart.

Chanel duket e mahnitshme me një kostum banjoje të zi, ndërsa për “People” ajo tregoi se kishte frikë nga gjarpri i madh, edhe pse ia kishin mbyllur gojën.

“Pitonit ia kishin mbyllur gojën me ngjitës, por gjithmonë ke atë frikën se mund të bjerë ngjitësja ose mund të të shtrëngojë fort. Sidomos kur e ke rreth qafës. Gjithmonë ekziston frika se mund të shkojnë keq gjërat”, tha Chanel./lf