Imami nga Peja: Të kthyerit nga Siria i presin libra të autorëve terroristë

Zuhdi Hajzeri, anëtar i Qendrës Evropianë për Studime kundër Terrorizmit dhe inteligjencës në Gjermani dhe Holandë, thotë se është një vendim i mirë kthimi i mbi 100 kosovarëve nga Siri, megjithatë ai e sheh si problem, faktin që, në Kosovë ata do të priten nga libra të ‘autorëve terrorist’.

Lajme

23/04/2019 16:31

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, që t’i trajtojnë ata me shumë kujdes, pasi siç thotë ai Kosova nuk duket që të jetë një terren i përshtatshëm që ata të harrojnë ideologjinë e cila i ka dërguar në Siri,  shkruan Gazeta Express.

Sipas tij BIK-u, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, duhet të veprojnë në mënyrë të matur.

“Secili nga këto institucione duhet dhe besoj se janë te kyçur ne atë se si do te veprohet dhe si te trajtohen e çka do te behet e veprohet me ata qe u kthyen këto dite nga Siria, por se terreni këtu nuk po duket se është, apo mund te jetë shume i përshtatshëm qe ata ti braktisin idetë dhe ideologjinë qe i ka shty dhe dërguar deri ne Siri dhe te futen ne gojën e ujkut, ideologjia është ajo qe i ka mashtruar, por se dikush e ka sjell atë ideologji këtu, dikush e ka ujit atë ideologji, dikush e ka përkrah atë ideologji, dikush e ka financua, dikush e ka shpjegua dhe ua ka servuar këtij populli”, ka thënë ai.

Hajzeri përmend faktin se kohëve të fundit në Kosovë janë përkthyer dhe shpërndarë falas libra të një autori që ai e quan ‘terrorist’, të përkthyera nga kryemimami i Pejës, Enes Goga.

“Institucione te nderuara te larte përmendura, ne Kosovën tone te dashur vitin e fundit apo muajt e fundit janë përkthyer dhe janë shpërndarë falas libër dhe ide te një autori terrorist te rrezikshëm, se paku për një libër po dihet hapur e për tjera qe ende nuk i ka shikuar dhe analizuar askush nuk po dihet dhe nuk po behet hetim ne atë drejtim sepse mund te jene shume”, thotë ai.

Sipas Hajzerit në Kosovë terreni është i minuar, dhe se duhet marrë masa të mënjëhershme ndaj përkthyesit të librit të Muhamed Salih El Munxhid”

“Institucioni fetar duhet ta analizoj dhe te marr masa te menjëhershme dhe te rrepta ndaj atij qe ka mundësua përkthimin e librit te një autori terrorist dhe ka mundësuar shpërndarjen falas ne 15 mije kopje, autori nxitës dhe financues i terrorizmit, sepse përkthyesi është pjesë e institucionit fetar (BIK), prandaj ndihma me e madhe ndaj atyre qe u kthyen dhe te tjerëve me ato ide është qe BIK ne aspektin fetar ta pastroj terrenin ne Kosove, sepse nëse ata janë kthyer nga terrori ne Siri dhe kanë ardhur këtu ne një atmosfere dhe terren i mbushur me libra te autorëve terrorist, është shkatërrim i tyre dhe shkatërrim i vendit, sepse atyre ua lehtëson qe ata te vazhdojnë ne ideologjinë qe i ka dërguar atje, prandaj terrenin po e gjejnë te minuar ata qe u kthyen, sepse tani ata thuajse te gjithë e njohin edhe gjuhen arabe dhe këto libra te autorëve terrorist i drejtojnë ata qe ti lexojnë edhe librat tjera te autorit terrorist te librit “70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit”, i nderuar institucion fetare bëjeni punën tuaj shumë shpejt dhe rreptë sepse tani është koha, dhe ndihma me e madhe është kjo, duke e pastruar institucionin nga ai/ata qe po e minojnë dhe e kanë minuar terrenin me libra te autorëve terrorist e te cilët duken se nuk janë penduar dhe jo vetëm kaç por edhe kane vazhduar si ne rastin konkret e keni me librin e autorit “Muhamed Salih El Munxhid” , e përkthyes e keni njeriun me pozitë ne BIK (Kryeimami i Pejës Enes Goga)”, shton ai.

Ai thotë se duhet të ndalohen të gjitha librat të cilat nuk janë në fryëmën e idelogjisë dhe mendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Ne këtë aspekt Ministria e Punëve te Brendshme duhet te angazhohet shume seriozisht qe përmes Ministrisë se Drejtësisë dhe Prokurorisë te fillohet hulumtim dhe hetim e analizim i librave te ndryshme dhe ligjërimeve te ndryshme, dhe te gjitha ato qe nuk janë ne përputhje me idetë, mendimet dhe ideologjinë e institucionit fetar legjitim BIK atëherë përkthyesit servuesit, ndihmësit, financuesit e deri te ata qe i shpërndajnë te ndalohen ato libra e ato ligjërime, te ndalohen dhe hetohen autoret apo përkthyesit e atyre librave dhe te gjithë ata qe janë ne ndonjë forme pjesëmarrës ne ato libra”, shton ai.

Ai thotë se këto veprime do të jenë ndihmë e madhe, pasi që libra të tilla të kthyerve nga Siria do t’ua bëjnë të pamundur atyre që të harrojnë idelogjinë që i ka dërguar për të luftuar në Siri.

“Kjo është ndihma me e madhe ne këtë kohe dhe me afatgjata, sepse këto libra dhe ligjërime ua mundësojnë te radikalizuarve dhe atyre qe u kthyen nga Siria qe ata te vazhdojnë ne idetë dhe ideologjinë e tyre, terreni duhet te pastrohet qe planet dhe programet tjera ne te ardhmen te kenë sukses, sepse te gjitha planet tjera janë te minuara nëse ky pastrim nuk realizohet, sepse ata fëmijë qe do shkojnë ne shkolla, nesër ne duart e tyre do i keni këto libra me ide dhe ideologji te kundërt me BIK, ata fëmijë do i dërgojnë ato libra tek nenat e tyre apo e kundërta, këtu po flasim për 15 mijë kopje te vetëm një libri e nëse zgjerohemi edhe ne libra te tjerë shifrat dalin tmerruese, hetojini prej nga ato financa, hetojini a ka përfituar dhe nëse ka përfituar çka kane përfituar nga këto përkthime?, vendosni rregulla dhe standarde ne lidhje me ligjërimet dhe përkthimet e botimet e librave fetare qe janë ne kundërshtim me islamin e praktikuar dhe shpjeguar nga BIK, vendosni rregull ne këtë pike edhe me shtëpitë botuese duke i kontaktuar dhe biseduar qe edhe nëse tentohet te fshihet ndonjë botim ata te jene qe ta nderojnë vendin duke njoftuar institucionet e sigurisë duke i motivuar se kjo është ndihme ndaj vendit dhe sigurisë se vendit e atdheut, kjo është ruajtje e jetës se banorëve te Kosovës dhe pune e cila bene qe fëmijët tanë te jetojnë te qete”, përfundon ai.

Zuhdi Hajzeri është imam i cili është suspenduar nga BIK-u.