Ilir Latifi kthehet sonte në oktogonin e UFC, mësohet ora se kur fillon dueli i tij me Oezdemir

Ylli kosovar i UFC, Ilir Latifi, do të kthehet sonte në oktogon, për duelin e tij kundër Volkan Oezdemir.

Sport

10/08/2019 19:19

Latifi do të përballet me Oezdemir pas dy dueleve të anuluara mes tyre, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Kosovari 36 vjeçar do të synojë fitoren kundër 29 vjeçarit, në Antel Arena, raporton lajmi.net.

Dueli mes Latifit dhe Oezdemir pritet të fillojë rreth orës 2 të mëngjesit, sipas kohës sonë.

Para këtij dueli, Oezdemir është shprehur optimist, duke kërcënuar se do ta nokautojë luftëtarin kosovar. Mbetet të shihet nëse Iliri do t’i hakmerret për këto fjalë, në oktogon. /Lajmi.net/