Ilir Bytyqi bëhet anëtari i ri i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës

Ilir Bytyqi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar. Kjo u bë pas një procesi të votimit që sot u mbajt në Kuvendin e Kosovës nga deputetët që ishin të pranishëm. Berisha i pati 71 vota, kurse kundërkandidati i tij, Bul Salihu i mori pesë vota, në krejt…

Lajme

12/09/2024 13:29

Ilir Bytyqi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar.

Kjo u bë pas një procesi të votimit që sot u mbajt në Kuvendin e Kosovës nga deputetët që ishin të pranishëm.

Berisha i pati 71 vota, kurse kundërkandidati i tij, Bul Salihu i mori pesë vota, në krejt procesin ishin katër vota të pavlefshme.

Mandati i Bytyqit do të jetë dy-vjeçar.