IKSHPK bën apel që vajzat e reja ta marrin vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka treguar sot se përse vajzat e reja duhet ta marrin vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit 30,000 gra dhe vajza vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian, shkruan lajmi.net. Ndërsa Vaksina HPV mund të…

Lajme

23/02/2024 12:08

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka treguar sot se përse vajzat e reja duhet ta marrin vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit 30,000 gra dhe vajza vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian, shkruan lajmi.net.

Ndërsa Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90 % të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

Dje ministri Vitia ka inkurajuar vajzat e reja që ta marrin këtë vaksinë.

“Pse duhet vaksinuar kundër Human Papilloma Virusit

Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSh-së.

Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.

Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive.

Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030.

Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.

Vaksinimi bëhet në shkolla

Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund.

Informohu
Vaksinohu
Kontrollohu” /Lajmi.net/