Iker Casillas hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Iker Casillar ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve.

Sport
Portieri veteran i Spanjës vazhdon të luajë në nivele të larta në futboll.
Me fitoren e skuadrës së tij Porto kundër Romës në Ligën e Kampionëve, Iker Casillas ka arritur fitoren e 101 në këtë garë.
37 vjeçari tani është lojtari me më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve.
Pas Casillas, vjen Cristiano Ronaldo, që numëron 100 fitore.
Ronaldo ka mundësi të barazojë rekordin e Casillas, nëse Juventus javën e ardhshme mposht Atletico Madridin./Lajmi.net/