Igor Simiq: Të hetohet vrasja e Ivanoviqit njësoj si e Astrit Deharit

Përballë analistëve në RTV Dukagjini po flet nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ndër të tjera ka thënë se ata po kërkojnë një hetim për Oliver Ivanoviqit të ngjashëm me atë që iu bë Astrit Deharit.

Bota

12/11/2019 21:54

“Ne kërkojmë të bëhet një hetim si në rastin e Astrit Deharit, të pavarur dhe ndërkombëtarë. Kërkoj që të gjendet ai që ka dhënë urdhërin e Oliver Ivanoviqit. Prokurori ka thënë se nuk ka dëshmi, ju a dëgjoni që të akuzoni një person pa prova”, tha Simiq.

Ai tha se vrasja e Ivanoviqit duhet të zbardhet, por me anë të një hetimi ndërkombëtarë, duke mbrojtur Milan Radoiçiqin, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.