Igli Tare emërohet drejtor sportiv i Milanit
Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i klubit të madh italian, Milan, ka njoftuar të premten kryetari i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka. Tare qe një kohë të gjatë ishte në bisedime me Rossonerët, por deri tash nuk arriti akordin. Në një postim, Duka i ka uruar suksese ish-lojtarit kuqezi. “Urime Igli! Emërimi yt…

Sport
Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i klubit të madh italian, Milan, ka njoftuar të premten kryetari i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka.
Tare qe një kohë të gjatë ishte në bisedime me Rossonerët, por deri tash nuk arriti akordin.
Në një postim, Duka i ka uruar suksese ish-lojtarit kuqezi.
“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij”, ka shkruar Duka.
51-vjeçari Tare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.
Tare ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. U çmua për punën që e bëri te klubi nga Roma.
Gjithashtu, pati karrierë të bujshme dhe si futbollist.