Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Idris Elba dhe gruaja e tij drejt shërimit nga COVID-19

22:31 | 26 Mars 2020

Idris Elba dhe gruaja e tij, Sabrina po ndihen më mirë dhjetë ditë pasi u testuan me koronavirus, por aktori pranon se mezi pret të ktheht në shtëpinë e tij në Londër.

Idris Elba ka njoftuar fansat e tij rreth gjendjes së tij shëndetësore, dhjetë ditë pasi u diagnostikua me koronavirus, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Në një postim në Twitter të enjten, aktori britanik tha se ai dhe gruaja e tij Sabrina, e cila gjithashtu u testua pozitive me koronavirus, po vazhdojnë të ndjehen mirë.

Ylli pranoi se çifti mezi presin të kthehen në shtëpi në Londër, megjithëse janë karantinuar, pasi Idris po filmonte filmin e radhës për Netflix, “The Harder They Fall”, në Meksikë.

“Aktualisht jemi akoma në karantinë, unë dhe Sabrina ndihemi mirë dhe deri tani pa ndryshume. Doktori na tha që pas karantinës do të jemi imunë për një kohë të caktuar pasi antitrupat tanë e luftuan këtë. Në momentin e parë ne do të donim të shkonim në shtëpi në Londër. Qëndroni të siugurtë”, ka shkruar ai.

Ai iu përgjigj edhe ndjekësve që e pyesnin rreth simptomave, “Jo me të vërtetë, ditën kur bëra testin unë kisha dhimbje trupi dhe koke”.

Idris javën e kaluiar konfirmoi se u prek nga COVID-19 dhe tha se e kishte kontraktuar nga gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie, pasi ishin takuar në një event. /Lajmi.net/