“IDGAF” nga Dua Lipa për 48 orë, shënon një tjetër sukses
Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon të na bëjë krenar në botë.
ShowBiz
Pas shumë arritjeve në vitin 2017 dhe këngës “New Rules”, e cila i solli asaj suksese të jashtëzakonshme, Dua ka publikuar projektin e ri, shkruan lajmi.net.
“IDGAF” titullohet projekti më i ri të cilin, këngëtarja e solli të shoqëruar me videoklip, për të cilin ka thënë se ishte goxha vështirë i realizueshëm.
Në vetëm 48 orë nga publikimi, “IDGAF” ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh në kanalin YouTube, e padyshim që këtij suksesi më së shumti i është gëzuar Dua.
“#IDGAF KA MARRË 10 MILIONË KLIKIME NË 48 ORË WOOOW”, ka shkruar Dua duke treguar se tashmë dikush e ka shndërruar edhe në princeshë të Disneyt.
Dua Lpa mbrëmë është njoftuar se nominohet në pesë kategori për “Brit Awards 2018”. /Lajmi.net/