Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë

Është identifikuar personi që vdiq sot në një vetaksident tragjik në Pavlan të Podujevës. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Është identifikuar viktima në IML bashkë me familjarët e vet, të cilët e kanë identifikuar. Ndërkaq pasi që të bëhet autopsia, me urdhër të prokurorit të shtetit, që mjekët ligjorë…

Lajme

01/06/2025 14:12

Është identifikuar personi që vdiq sot në një vetaksident tragjik në Pavlan të Podujevës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është identifikuar viktima në IML bashkë me familjarët e vet, të cilët e kanë identifikuar. Ndërkaq pasi që të bëhet autopsia, me urdhër të prokurorit të shtetit, që mjekët ligjorë janë duke e kryer do të lirohet për ceremoninë e varrimit për familjarët”, tha ai.

Viktima është rrokullisur me veturë dhe më pas automjeti është përfshirë nga flakët.