Identifikohen tre persona për transportim të kundërligjshëm të druve, policia jep detaje
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë identifikuar tre persona të dyshuar, në tri raste të ndara, për transportim të kundërligjshëm të druve. Njëri nga rastet raportohet të ketë ndodhur me datën 20.05.2025, ku është pranuar një informacion se një kamion i cili është drejtuar nga një kosovar,…

Lajme
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë identifikuar tre persona të dyshuar, në tri raste të ndara, për transportim të kundërligjshëm të druve.
Njëri nga rastet raportohet të ketë ndodhur me datën 20.05.2025, ku është pranuar një informacion se një kamion i cili është drejtuar nga një kosovar, i ngarkuar me dru të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë ka lëvizur në rrugën Hajkobillë-Keqekollë.
Komunikata:
Policia e Kosovës në tri raste të ndara identifikon tre të dyshuar për transportim të kundërligjshëm të druve
· Me datën 20.05.2025 është pranuar një informacion se një kamion i ngarkuar me dru të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë është duke lëvizur në rrugën Hajkobillë-Keqekollë. Në lidhje me rastin janë angazhuar njësitë policore për realizim të një plan operitivo-taktik, me ç’rast është ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit është konstatuar se sasia drurore e ngarkuar në kamion nuk është e damkosur dhe se të njëjtat transportoheshin pa fletë percjellëse. Kamioni me ngarkesën janë shoqëruar në SPMK-Keqekollë, për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.
·Me datën 20.05.2025 pas pranimit të një informacioni për një kamion të ngarkuar me dru të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë, janë angazhuar njësitë policore me ç’rast pas zhvillimit të një plani operitivo-taktik në fshatin Dabishec, është ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se drutë nuk ishin të damkosura dhe të njëjtat po transportoheshin pa fletë përcjellëse. Kamioni me ngarkesën është shoqëruar për SPMK-Keqekollë për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.
·Me datën 29.05.2025 derisa njësitë policore ishin në një pikë vëzhgimi në fshatin Hajkobillë është vërejtur një kamion në lëvizje në rrugën kryesore Hajkobillë-Keqekollë, me ç’rast kamioni i ngarkuar me dru teknik të llojit ahu është ndaluar nga njësia policore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit është konstatuar se kamioni me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar ka të ngarkuar sasi drurore e cila nuk është e damkosur dhe që po transportohej pa fletë përcjellëse. Kamioni me ngarkesën janë shoqëruar në SPMK-Keqekollë, për të vazhduar me procedura të mëtejme lidhur me rastin.