Identifikimi i dy varrezave masive në Zubin Potok, Pacolli: Dëshmi e krimeve çnjerëzore të Serbisë në Kosovë por nuk mund t’i fshehin gjurmët

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka shkruar në lidhje me identifikimin e dy varrezave masive në veri të vendit. Ajo ka thënë se kjo është një tjetër dëshmi e krimeve çnjerëzore që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit, shkruan lajmi.net. “Asnjë përpjekje për t’i fshehur gjurmët e…

Lajme

03/08/2026 09:46

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka shkruar në lidhje me identifikimin e dy varrezave masive në veri të vendit.

Ajo ka thënë se kjo është një tjetër dëshmi e krimeve çnjerëzore që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit, shkruan lajmi.net.

“Asnjë përpjekje për t’i fshehur gjurmët e këtyre krimeve nuk mund ta mbulojë të vërtetën. Solidarizohemi me familjet që, prej më shumë se dy dekadash, presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të zbardhur fatin e çdo personi të zhdukur dhe për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për këto krime”, ka shtuar Pacolli.

Ajo ka shprehur mirënjohje për institucionet, ekspertët mjekoligjorë dhe të gjithë profesionistët që po punojnë pa u ndalur për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: