Ideale për dembelët: Humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë

Dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt, por palestra nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje.

Lifestyle

14/07/2019 12:57

Po, e kuptojmë këtë ndjenjë!

Për t’i lehtësuar gjërat për të gjithë personat dembelë, ekspertët kanë prezantuar një pije krejtësisht natyrale e cila ju ndihmon të humbni peshë.

Kjo pije, sipas ekspertëve, i djegë qindra kalori sepse e shpejton metabolizmin dhe rrjedhimisht kontribuon në procesin e humbjes së peshës.

Përbërësit:

– 2 lugë çaji mjaltë
– 1 lugë çaji kanellë
– 1 gotë ujë (235 ml)

Përgatitja:

Vlojeni ujin dhe pastaj shtojeni kanellën. Mbulojeni dhe lëreni ashtu deri sa të ftohet pak, por duhet të jetë mjaftueshëm e vaktë sa për ta pirë, transmeton Telegrafi.

Pastaj shtojeni mjaltën. Por, duhet ta mbani mend se asnjëherë nuk duhet ta shtoni mjaltën kur është duke vluar sepse nxehtësia ndikon në kualitetin e saj dhe mund t’i shkatërrojë të gjitha enzimat dhe nutrientët e rëndësishëm.

Pijeni gjysmën e pijes para se të flini, ndërkaq në mëngjes pijeni gjysmën tjetër.