Icardi zgjedh skuadrën e re

I larguari nga Inter, Mauro Icardi, dëshiron transferimin vetëm te Juventus, që mund të ofrojë Juan Cuadradon në këmbim, raporton Sport Mediaset.

Sport

22/04/2020 16:01

Icardi këtë sezon po e kalon si i huazuar te PSG, por skuadra franceze nuk ka gjasa për transferimin e tij të përhershëm.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Napolin dhe Sport Mediaset pretendon se ai është i prirë për një rikthim në Itali.

Sidoqoftë, transmetuesi paralajmëron se Icardi dëshiron të bashkohet me Juventusin, të cilët janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me Interin.

Inter prej kohësh i kanë rezistuar një shitje të rivalët e tyre, por kjo mund të ndryshojë nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të propozonte Cuadradon dhe një shumë parash.

Anësori kolumbian është lojtar shumë i vlerësuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte./Lajmi.net/