Icardi ‘thumbon’ Interin, pëlqen festimin e lojtarëve të Juventusit

Ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka pëlqyer foton e lojtarëve të Juventusit duke festuar pas arritën në finale të Kupës së Italisë pasi mposhtën "Neurazzurët".

Sport

10/02/2021 14:21

Icardi u largua nga Interi në vitin 2019 duke iu bashkua PSG-së për 50 milionë euro, përcjellë lajmi.net.

Argjentinasi shpesh ishte lidhur me kalimin në Torino, por Juventus dhe Inter asnjëherë nuk arritën marrëveshje për transferimin e tij.

Ish sulmuesi i Sampdorias duket se ka lidhje të mira me lojtarët e Juventusit derisa ka pëlqyer foton e Cristiano Ronaldos, Leonardo Bonucci, Alvaro Morata dhe disa yjeve të tjerë.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Juventusit dhe Interit përfundoi me rezultat 0 – 0./Lajmi.net/