Icardi te Juventus? Ja çka thotë Wanda Nara

Mauro Icardi nuk do të bashkohet me Juventus vitin e ardhshëm, përkundër formës së tij mahnitëse me Paris Saint-Germain, tha agjenti dhe gruaja e tij Wanda Nara.

Sport

18/12/2019 08:15

Icardi, 26 vjeç, po shijon ditë të mira me parisienët, ku është në huazim nga Interi, duke shënuar 13 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Por mes bisedimeve që ai mund të bashkohej me Juven në të ardhmen, Nara mohoi raportet që Icardi do të luajë me kampionët e Serisë A vitin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

“Jo, jo. E tashmja e Mauro është në Paris, ai është shumë mirë atje dhe po realizon disa gola të çmendur si gjithmonë”, tha ajo.

“E vetmja gjë që më intereson është lumturia e tij dhe ai është shumë i lumtur në PSG”. /Lajmi.net/