Icardi e Chicharito, së bashku te ky klub i madh

Mauro Icardi e Javier “Chicharito” Hernandez mund të transferohen bashkërisht te një klub nga Premierliga, gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

03/02/2016 14:34

Arsenal kërkon sulmues dhe menaxheri Arsene Wenger ka shprehur interesim për dy të tillë, Javier Hernandez dhe Mauro Icardi.

Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer në Bayer Leverkusen, kurse Icardi është duke kaluar një stinor të vështirë në Giuseppe Meazza, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, “The Guardian” ka bërë të ditur se Arsenal do të bëjë përpjekje për transferimin e tyre gjatë afatit kalimtar të verës.