Icardi befason të gjithë, transferohet në La Liga

E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të jetë e turbullt.

Sport

07/04/2020 16:23

Sulmuesi argjentinas është i huazuar te PSG në Francë, por duket se nuk e ka ndërmend të qëndrojë në Ligue 1, duke u kthyer fillimisht tek Inter, skuadër e cila ka kartonin e tij.

Qëndrimi tek Inter do të jetë i shkurtër, pasi lojtari nuk është pjesë e planeve të skuadrës nga ‘San Siro’.

Mundo Deportivo raporton se Real Madrid ka rikthyer sërish interesimin për Icardin, përcjell lajmi.net.

Dështimi i Luka Joviç dhe mosha e Karim Benzemas, bën që Florentino Perez të shikojë ka argjentinasi.

Përveç Real Madridit, si alternativa të ardhshme të Icardit janë edhe Juventus me Napolin./Lajmi.net/