Ibrahimovici kosovar rikthehet në stërvitje me Bayernin e Thomas Tuchelit

Futbollisti kosovar, Arijon Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë të Bayern Munich, pas aventurës që kishte me ekipin e dytë gjerman. Ibrahimovic u paraqit sot në stërvitjen e hapur për tifozët pas fitores së madhe ndaj Hertha Berlinit në Bundesliga, ky “bavarezët” morën kreun e tabelës, shkruan Lajmi.net Ibrahimovic kohëve të fundit…

Sport

01/05/2023 13:52

Futbollisti kosovar, Arijon Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë të Bayern Munich, pas aventurës që kishte me ekipin e dytë gjerman.

Ibrahimovic u paraqit sot në stërvitjen e hapur për tifozët pas fitores së madhe ndaj Hertha Berlinit në Bundesliga, ky “bavarezët” morën kreun e tabelës, shkruan Lajmi.net

Ibrahimovic kohëve të fundit ishte pjesë e Bayern ll dhe dukej se s’bën pjesë në planet e trajnerit, Thomas Tuchel. Megjithatë ai sot është rikthyer dhe pritet të jetë në listën e gjerë të futbollistëve për ndeshjen ndaj Werder Bremenit, më 6 maj (ditë e shtunë).

Futbollisti kosovar në ndeshjet e fundit me Bayern ll shënoi tre gola, në Ligën Regjionale të Bayernit./Lajmi.net/