Ibrahimovic nuk ka në plan pensionimin: Dua të rikthehem sa më shpejtë në fushë

Ikona suedeze, Zlatan Ibrahimovic si duket nuk e ka në plan që të ndalet së luajturi, pasi që ka konfirmuar planet për të ardhmen e tij. Ibrahimovic e konfirmoi se nuk e ka në mendje që të pensionohet nga futbolli, dhe se shpreson që të rikthehet sa më shpejtë në fushë, përcjell lajmi.net.. “Unë dua…

Sport

18/11/2022 17:26

Ikona suedeze, Zlatan Ibrahimovic si duket nuk e ka në plan që të ndalet së luajturi, pasi që ka konfirmuar planet për të ardhmen e tij.

Ibrahimovic e konfirmoi se nuk e ka në mendje që të pensionohet nga futbolli, dhe se shpreson që të rikthehet sa më shpejtë në fushë, përcjell lajmi.net..

“Unë dua që të rikthehem sa më shpejtë në fushë. Unë ndjehem mirë. Unë shpresoj që do të rikthehem së shpejti”, tha suedezi.

Ibrahimovic momentalisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në gjurin e tij, ndërsa ende nuk dihet se kur do të rikthehet në aksion me Milanin./Lajmi.net/