Ibrahimovic: Mourinho të manipulon

Zlatan Ibrahimovic i ka zbuluar disa prej aftësive që ka Jose Mourinho, duke insistuar se trajneri portugez të manipulon dhe të ‘detyron’ më pas të bësh ato që do ai.

Sport

05/06/2014 12:26

Gjatë një intervistë dhënë për Sports Illustrated, Zlatan Ibrahimovic ka folur për disa prej ish trajnerëve të tij, përfshirë këtu edhe Jose Mourinhon, me të cilin punoi në Inter dhe Pep Guardiolën, me të cilin nuk pati marrëdhënie të mira sa ishte në Barcelonë.

“Guardiola ishte një lojtar i madh, por si person e shoh në një tjetër mënyrë”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Paris Saing-Germain.

“Mourinho është një njeri që të bind dhe të manipulon, e bën këtë në mënyrë që ti të bësh gjithçka që do ai. Për këtë, ai gjithmonë arrin rezultate, është një trajner i shkëlqyeshëm”, vazhdoi ish futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit.