Ibrahimovic gazetarëve: Nuk flas me ju, unë jam boss (Video)
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic sërish shfaqi karakterin e tij unik, duke refuzuar të flet për gazetarë me një arsyetim të veçantë.
Sport
Zlatan Ibrahimovic është “bosi”. Ne të gjithë e kemi të qartë këtë, sepse e ka thënë për shumë vite me radhë.
Por, pas fitores 1:0 ndaj Lille të martën mbrëma, sulmuesi i Paris Saint-Germain e përforcoi statusin e tij, në rast se dikush e ka harruar.
Derisa ai dhe disa futbollistë të tjerë të ekipit kishin hyrë në zonën e mediave pas ndeshjes, Zlatan iu drejtua bashkëlojtarëve: “Më përcillni, më përcillmi. Askush të mos flet”.
I pyetur pse vetëm është duke kaluar para gazetarëve, ylli suedez u përgjigj: “Zlatan është bosi”.
Zlatan Ibrahimovic ‘the Boss’ fait des siennes… by Sport-Buzz