Ibrahimovic e meriton Topin e Artë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc mendon se Zlatan Ibrahimovic është konkurrent serioz për Topin e Artë. Sulmuesi suedez ka shfaqur formë të jashtëzakonshme deri më tani gjatë këtij sezoni por Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery vazhdojnë të konsiderohen si favoritë për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në…

Sport

10/11/2013 14:40

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc mendon se Zlatan Ibrahimovic është konkurrent serioz për Topin e Artë.

Sulmuesi suedez ka shfaqur formë të jashtëzakonshme deri më tani gjatë këtij sezoni por Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery vazhdojnë të konsiderohen si favoritë për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Mirëpo, strategu i PSG-së ka lavdëruar Ibrahimovicin, i cili realizoi het-trik të shtunën në fitoren 3:01 ndaj Nices. “A e meriton Ibra? Nuk varet nëse e meriton apo jo. Ju e dini se këto çmime vijnë sipas votave”, deklaroi Blanc.

“Mendoj se varet edhe nga vazhdimësia. Nëse Ibra mund të hyjë në mesin e futbollistëve të tjerë si Ronaldo, Messi ose Ribery, do të jem i lumtur sepse ai shënon gola të jashtëzakonshëm. Do të shohim.  Një gjë është e sigurt, pa marr parasysh se kush fiton në fund, do të jetë një garë e bukur për Topin e Artë këtë vit”, përfundoi ai.