Ibrahimovic: E mbajta premtimin tim ndaj Milanit

Zlatan Ibrahimovic është shpallur përsëri kampion me skuadrën e Milan.

Sport

22/05/2022 23:31

Herën e fundit kur Milan fitonte titullin e kampionit ishte 11 vite më parë, kur Zlatan Ibrahimovic asokohe ishte pjesë e Milan.

Nga atëherë, suedezi luajti me skuadra të ndryshme dhe Milan nuk fitonte titullin. Ai kishte thënë se nuk pensionohet pa e bërë Milanin përsëri kampion. Sot ndodhi një gjë e tillë dhe Ibrahimovic është i lumtur që mbajti premtimin.

“Është e mrekullueshme. Unë isha këtu herën e fundit kur fituam dhe 11 vite më vonë jam këtu përsëri”, ka thënë 40 vjeçari, transmeton lajmi.net.

“Unë erdha këtu me një premtim dhe e mbajta atë. Shumë qeshën kur thash se do të fitonim Scudetton përsëri, por punuam shumë dhe treguam çfarë do të thotë të vuash për rezultatet tua”, shtoi sulmuesi.

Zlatan Ibrahimovic ia dedikoi këtë titull ish-agjentit të tij, Mino Raiola, i cili ndërroi jetë javë më parë. /Lajmi.net/