Ibrahimi: Në Kosovë më lehtë luftohet terrorizmi se korrupsioni

Institucionet e Kosovës po përgatisin një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashmë të shpallur si terroriste, që veten e quan Shteti Islamik (ISIS).

Lajme

26/06/2016 18:11

Kreu i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i cili po i gjykon të akuzuarit e arrestuar para dy vitesh për terrorizëm në Kosovë, në intervistë për Gazetën Fjala rrëfen për planet dhe rastet e ndishme që po i trajton.

Sipas tij, asnjë kosovarë më nuk është nisur për në Siri apo ndonjë luftë tjetër të huaj, ndërsa një problem tjetër mjaft i madh për vendin vështirë po vihet nën kontroll.

Ibrahimi thotë se në Kosovë më vështirë është të trajtohen rastet e korrupsionit se ato të terrorizmit.

“Ne nuk  i kemi problem trajtimin e çështjeve të terrorizmit. Por trajtimi i krimit të organizuar. Në secilën formë që paraqitet në Kosovë do të jetë problem”, thotë Ibrahimi për Gazetën Fjala.

Trajtimi i lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar në përgjithësi për këtë Gjykatë është sfidë, për faktin se ka shumë lëndë dhe ka mungesë të vazhdueshëm kapaciteteve të nevojshme si të gjyqtarëve ashtu edhe të stafit administrativ.

Ju keni në proces mjaft raste të ndjeshme, si për terrorizmin, krimin e organizuar, ashtu dhe raste që lidhen me profile të larta. Sa është e vështirë të jesh gjykatës i këtyre rasteve në Kosovë?

Hambi Ibrahimi: Gjykata Themelore në Prishtinë, besoj që jeni në dijeni se që nga viti 2014 përveç rasteve që i ka pasur në atë kohë e që kanë qenë raste  shumë të rënda, ka filluar të procedoj edhe çështjet e terrorizmit. Viti 2014 ka qenë njëri ndër vitet më të rënda sa i përket ngarkesës me punë që kemi pas ne në këtë Gjykatë, sepse në atë kohë ishte muaji gusht kur ne filluam me procedimin e çështjeve të terrorizmit dhe në një fakt ne vepruam në atë kohë i Gjykatë Speciale sepse e pranuam kompetencën territoriale për të gjitha rastet që ishin në Kosovë. Ishte një vit i kthesës sa i përket ngritjes së autoritetit  dhe vendit në drejtim të luftimit të veprave shumë të rënda sikurse ishte si pjesëmarrja në luftën në grupet terroriste dhe ne kemi arritur që të  bëjmë një punë shumë të mirë në ngritjen e autoritetit të vendit, në ndaljen e atij procesi që ishte shumë i rrezikshëm që të rinjtë tanë ti bashkohen formacioneve ushtarake që ishin grupe terroriste jashtë vendit.

Ne më ketë kemi dëshmuar që kemi kapacitete që të ballafaqohemi me raste shumë të rënda. Viti 2014 ishte një vit kur ne e ngritëm autoritetin e vendit para faktorëve ndërkombëtarë dhe ju treguam atyre se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me raste shumë të rënda. Ne si Kosovë tanimë jemi radhitë në grupin e shteteve që janë pjesë e atyre shteteve që luftojnë terrorizmin në botë.

Sa është e vështirë ta ndash drejtësinë në Kosovë?

Hamdi Ibrahimi:  Trajtimi i lëndëve të korrupsionit dhe krimit t organizuar në përgjithësi për këtë Gjykatë është sfidë për faktin se ka shumë lëndë dhe ne në kontiunitet  vuajmë nga mungesa  e kapaciteteve të nevojshme si të gjyqtarëve ashtu edhe të stafit administrativ. Numri  i lëndëve është akoma shumë i madh dhe kërkon ngritje të kapaciteteve për këtë  gjykatë.

Ndërsa lidhur me atë se sa është e vështirë të jesh gjyqtarë në përgjithësi në Kosovë  është shumë e vështirë të punosh në këto rrethana që punojmë ne, nuk është vetëm në regjionin e Prishtinës.

Nuk ke kohë  të merresh me kohë sa duhet, numri i tyre është shumë i madh dhe gjyqtarët si në materien penale ashtu edhe në civile shndërrohen në zyrtarë të statistikave, sepse duhet të merren me nga 1000 e më shumë lëndë.

Ku qëndron Kosova s ai përket çështjeve të terrorizmit?

Hamdi Ibrahimi: Në gjykimin e çështjeve të terrorizmit Kosova qëndron shumë mirë.

Ne në fillim të procedurave kemi pasur mbi 60 persona, me arrestime të më shumë se 40 personave. Shumica janë në procedim, disa veç i kemi përfunduar me shqyrtime, tash disa lëndë prokuroria speciale është duke i dërguar edhe në Gjykata të tjera, kështu që  është bërë një shpërndarje e punës.  Të gjitha rastet lidhur me terrorizmin janë duke u trajtuar.

Ne kemi shumë lëndë që i kemi përfunduar edhe në aktgjykim edhe të formës së presë ku të akuzuarit edhe janë shpallur fajtor. Është interesante se shumë prej të akuzuarve vet e kanë pranuar fajësinë dhe procedura penale përfundon me aktgjykimin e krimeve ku kemi pranim të fajësisë. Ajo çka është më kryesore  të theksojmë në këtë mes është se procedimi i këtyre çështjeve ka ndikuar pozitivisht në Kosovë.

A ka ndonjë rast të terrorizmit që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit të fundit?

Hamdi Ibrahimi: Po bëhen gati një vit që kur zyrtarisht nuk ka as edhe një rast që ndonjë shtetas i Kosovës ti është bashkangjitur këtyre  formacioneve ushtarake të cilat sipas kombeve të bashkuara konsiderohen si formacione terroriste.

Ne kemi arrite qëllimet tona kryesore që i kemi pas e të cilat kanë qenë që të ndalohet procesi i bashkëngjitjes së të rinjve tanë në këto formacione.

Kështu që ne tash kemi disa raste gjykimeve, përveç këtyre që kemi të bëjmë me vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin për shkak se të rinjtë tashmë ju kanë bashkangjitur këtyre formacioneve.

Ne kemi tash disa raste të gjykimit. Ne kemi edhe një rast kur një shtetas i  Republikës së Serbisë është zënë në Kosovë me një sasi të konsideruar të eksplozivëve vepër kjo e cila normalisht bënë pjesë në grupin e veprave terroriste. Fjala përfundimtare veç është në përfundim, dhe pritet që gjatë javës së ardhshme të ipet vendimi.

Kështu që ne në trajnimin e çështjeve të terrorizmit qëndrojmë shumë mirë dhe shpresojmë që një të ardhme të afërt këto lëndë ti përmbyllim dhe mos të kemi më raste të tjera.

Si mendoni ti ri integroni sërish personat që kanë qenë pjesëmarrës në luftërat terroriste, por edhe familjarët e tyre?

Hamdi Ibrahimi: Për dijeni të opinionit po e  përmend një të dhënë e cila është shumë me rëndësi, se Kosova po e fillon procesin e ashtuquajtur te deradikalizimit, riintegrimit dhe rehabilitimit. Do të thotë është një proces  që ka të bëjë më këta persona që janë të  përfshirë në akte terroriste, por që janë të përfshirë edhe familjarët e tyre sepse pjesëmarrja në këto formacione pa dyshim se ka ndikuar edhe tek familjarët e tyre. Pra përmes këtij programi ne do të mundohemi ta eliminojmë mundësinë që këta të rijnë të hyjnë përsëri në ato doktrina. Dhe në të njëjtën kohë ne do të mundohemi që këta persona do të riintegrojmë.  SHBA-të janë në përkrahje të fuqishme në aspektin material, edhe kadrofik, kështu që po punohet intenzivisht në këtë çështje.

Sa është numri i kosovarëve që kanë humbur jetën në luftërat terroriste?

Hambi Ibrahimi: Ne nuk  kemi të dhëna të sakta se sa persona kanë vdekur atje.  Përmenden disa numra, por ne përmbahemi nga këto shifra, sepse ne kemi situata kur thjeshtë procedohen çështje penale, ku  thuhet se kush ka vdekur mirëpo ne nuk e kemi asnjë fakt lidhur me atë gjë. Ne punojmë sipas ligjit, duhet vërtetuar gjëra.  Për numrin e pjesëmarrësve zakonisht qarkullon shifra prej 300 personave prej të cilëve thuhet se afro 120 veç janë të kthyer. Këto janë shifra aproksimative dhe nuk guxoj të them së është i saktë.

A ka ndërhyrje të politikës në sistemin gjyqësor?

Hamdi Ibrahimi: Unë nuk jam person që ndikohem nga politika. Mirëpo nuk është ndërhyrje politike në ato raste kur dikush publikisht përdor metoda që ta orientoj punën e gjykatës në një drejtim në favor të tyre, sepse  ajo nuk ndodhë asnjëherë, e as nuk më ka ndodhur kurrë.

Por ndërhyrje të politikës mund të ketë atëherë kur gjykata nuk  përkrahet në proceset që i ka, qoftë në buxhet, qoftë në aspektin kadrovikë për gjyqtar apo staf administrativ. Pra janë këto gjëra që ne as vet se kuptojmë se përse po ndodhin, dhe normalisht se këto mund të cilësohen si ndërhyrje, ndërsa ndërhyrje direkte tek unë nuk ka pasur kurrë.

A ka dështuar gjyqësori në Kosovë, në rastin e Gjykatës Speciale?

Hamdi Ibrahimi: Unë jam njëri nga ata  që në vitin kur është themeluar Prokuroria Speciale në republikkën e Kosovës, unë kam kërkuar që  krahas saj të formohet edhe  Gjykata Speciale në Kosovë. Tan kohën kam thënë se Kosova  duhet ta ketë gjykatën Speciale.

Kosova ka pas kuadro të mjaftueshme që të ketë një gjykatë  speciale. Ne kemi prokurorinë speciale dhe përderisa ekziston kjo prokurori atëherë themi pse nuk e kemi gjykatën Speciale.

Sikur ta  kishim formuar ne Gjykatën Speciale, në kohën kur  e kemi kërkuar jam shumë i sigurt se faktori ndërkombëtarë nuk do të kishte arsye fare që të mendonte në krijimin e një gjykatë jashtë Kosovës. Por ja që ka ndodhur kjo. Gjykata speciale që është formuar tash, nuk i zgjedhë problemet e Kosovës në luftimin e krimit. Kosova duhet ta ketë gjykatën speciale, sepse vetëm nëse e formojmë gjykatën speciale ku do ti mblidhnim të gjitha kuadrot që janë profesionalisht të ditur do ta kemi edhe pozitën tjetër në raport me gjyqtarët tjerë. Atëherë ne do të kemi kapacitete të mjaftuara edhe në luftimin e krimit të organizuar.

A do të thotë kjo që gjykatësit kosovarë janë të paguximshëm që ti gjykojnë komandantët?

Hamdi Ibrahimi: Unë besoj që në Kosovë ka kapacitete të mjaftueshme që të ballafaqohen me secilin rast.  Por këto kapacitete do të duhej të grumbullohen në një vend.

Në bazë të rasteve që trajtoni a është Kosova më e rrezikuar nga krimi ekonomik apo terrorizmi?

Hamdi Irahimi:  Çështjet e terrorizmit tek ne, nuk paraqesin asnjë problem, do të thotë më nuk bëjnë pjesë në shqyrtimin e grupeve të rënda tek ne. Ne nuk  i kemi problem trajtimin e çështjeve të terrorizmit. Por trajtimi i krimit të organizuar. Në secilën formë që paraqitet në Kosovë do të jetë problem. Sepse nëse ne nuk mendojmë për koncentrimin e kapaciteteve në një vend, sigurisht se do të jetë problem.

A ka  gjyqtar të mjaftueshëm për t’i trajtuar të gjitha lëndët që vin tek ju?

Hamdi Ibrahimi: Ne vuajmë nga mungesa e gjyqtarëve.  Për numrin e lëndëve që i kemi tash, së paku na duhen edhe 5 vite për ti përfunduar të gjitha, nëse nuk marrim asnjë lëndë tjetër. Numri i lëndëve që i kemi për momentin me të gjitha çka merremi ne janë, brenda vitit me të gjitha degët që i kemi rreth 300 mijë. Vitin e kaluar kemi arritur ti përfundojmë diku afro rreth 150 mijë raste.

I kemi 84 gjyqtar. Pra është një numër i pabarabartë. Por lajmi i mirë është që ne presim rritjen e numrit të gjyqtarëve.  Na është premtua se do të merren 10 gjyqtar së shpejti.

Duhet të mendohet seriozisht në këtë vend, ndoshta edhe për një strukturë të re të gjykatave.

Unë vlerësoj se Kosovës duhet të ketë  gjykata të veçanta vetëm për çështje ekonomike, por nëse jo për ekonomike Kosova duhet të ketë patjetër një gjykatë Administrative, sepse numri i lëndëve sa i përket këtyre çështjeve është vazhdimisht duke u rritur. Në vitin 2013 kemi fillua me 1600, tani kemi rreth 6000 lëndë në punë./ Gazeta Fjala