Ibrahim Tatlises: Dikush po e keqpërdor emrin tim
Ibrahim Tatlises ka treguar publikisht një shqetësim përmes rrjeteve sociale.
ShowBiz
Ibrahim Tatlises tash e një kohë nuk është aktiv me koncerte, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe ai ishte duke u rikuperuar nga plagët që mori nga sulmi që i ishte bërë me armë zjarri, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari i njohur ka treguar se ka një shqetësim.
“Shumë shpejt do të jem pranë jush. E di që ju ka marrë malli për mua, ashtu sikurse edhe mua për ju. Por ju lutem mos bini në grackën e disa personave që po bëjnë organizime të koncerteve të rrejshme në diasporë në emrin tim”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, Tatlises së fundi ka qenë kryetemë e medieve turke për ribashkimin me ish-bashkëshorten e tij, Aysegul Yildiz. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Br7NJvXnKHL/