Ibra u trajtua keq në Barcelonë

Zlatan Ibrahimovic u trajtua sikur të ishte askushi në Barcelonë. Kështu mendon menaxheri Mino Raiola e ka akuzuar trajnerin Pep Guardiola, për të cilin thotë se gaboi rëndë me sulmuesin suedez.

Sport

18/04/2014 23:15

Menaxheri italian, Mino Raiola, në një intervistë për revistën gjermane ‘11 Freunde’, ka folur për eksperiencën jo dhe aq pozitive të Zlatan Ibrahimovicit në Barcelonën, duke i kthyer polemikat e vjetra me trajnerin Pep Guardiola.

“Në Milano ishte një mbret, ndërsa në Barcelonë menjëherë e kanë trajtuar si një zotëri askushi. Guardiola e ka vendosur në bankinë pa i dhënë shpjegime”, deklaroi fillimisht ai.

“Dhe, mos ia kërkoni asnjëherë, sepse nuk do t’ju përgjigjet. Ai nuk dëshiron ta pranojë që ka bërë gabim”.

“Nëse i paguan 79 milionë euro për një lojtar dhe më pas nuk e vendos të luajë, nuk është vetëm një gabim teknik, por edhe një dëmtim ekonomik. Unë nuk e respektoj atë që nuk i ka respektuar lojtarët e mi”, përfundoi Raiola.