Ibra pendohet që u ‘nda’ nga Mourinho
Zlatan Ibrahimovic ka folur pak për lidhjen që kishte me Jose Mourinhon te skuadra e Interit, duke shtuar se do të dëshironte të punonte me këtë njeri për një kohë më të gjatë.

Sport
Ibra ishte bashkë me Mourinhon te Interi për vetëm një vit, ndërsa ka thënë se dëshironte të punonte më shumë me këtë trajner.
“Unë kisha eksperienca të shkëlqyera me Mourinhon”, tha Ibrahimovic për Telefoot.
“Ne kemi punuar bashkë vetëm një vit te Interi. Ndjenjat ishin shumë të mira ndërmjet neve, ndërsa pendimi i vetëm i imi është që ne punuam për vetëm një vit”, përfundoi suedezi.