Ia vendosin Golf 7-shit motorin e Audi RS3, ky është ndryshimi drastik që pëson në shpejtësi

Disa entuziastë të makinave i kanë vendosur motorin e Audi RS3-shit gjeneratës së shtatë të serisë 'Golf' nga radhët e firmës Volkswagen për t'ia testuar ndryshimet në sjellje.

Auto & Tek

09/07/2020 09:49

Siç dëshmohet edhe në video, të ngarkuar nga kanali ‘cvdzijden’ në Youtube, Golf 7 pëson një ndryshim drastik pozitiv në shpejtësi, teksa kjo vërehet kur njësia e Volkswagen garon me atë të Audi.

Golf 7 në fjalë jo vetëm që ka nën kofano motorin TFSI 2.5 litra nga RS3, por edhe një turbo-mbushës të ri TTE700 që i mundëson makinës të arrijë deri në 740 kuaj-fuqi.

Në një xhiro të shkurtër në kompeticion me Audi RS3, Golf 7 arrin për 2 sekonda më shpejt në vijat e finishit. /Lajmi.net/

YouTube player