Ia shqiptojnë emrin gabim, gazetarët anglez e pyesin Felixin: Na trego si duhet…

Joao Felix, futbollisti i Kombëtares së Portugalisë po kalon momente fantastike me klubin e tij, Chelsea. Gazetarët dhe komentatorët anglez janë duke pasur probleme për t’ia shqiptuar emrin lojtarit portugez edhe pse duket se emri i tij është mjaftë i lehtë për t’u thënë, shkruan Lajmi.net Në konferencën e fundit për media, para ndeshjes ndaj…

Sport

07/03/2023 16:27

Joao Felix, futbollisti i Kombëtares së Portugalisë po kalon momente fantastike me klubin e tij, Chelsea.

Gazetarët dhe komentatorët anglez janë duke pasur probleme për t’ia shqiptuar emrin lojtarit portugez edhe pse duket se emri i tij është mjaftë i lehtë për t’u thënë, shkruan Lajmi.net

Në konferencën e fundit për media, para ndeshjes ndaj Dortmundit në UEFA Champions League, gazetarët nga Anglia e pyesin Felixin se si duhet t’ia thonë emrin.

“Nuk e di pse, nuk duket shumë i vështirë për t’u shqiptuar. Emri im është Joao Felix”, thotë lojtari në prani të gazetarëve

Kujtojmë që sonte në ‘Stamford Bridge’, Chelsea luan ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve. Takimi i parë kishte përunduar në të mirë të Borussia Dortmund me rezultatin minimal 1 me 0./Lajmi.net/