Ia dhanë “çmimin” për propagandë, Bislimi mundohet të ironizojë me aksionin e PSD-së
Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka tentuar të ironizojë me aksionin e sotëm të PSD-së, e cila atij ia dha “çmimin” për propagandë, duke aluduar në deklaratën e tij për uljen e papunësisë.
Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se PSD-së sipas tij po i bëhet një padrejtësi e madhe, sepse po i zhvlerësohet aksioni, shkruan lajmi.net.
Kjo në kontektstin e asaj se sipas Bislimit, për PSD-në duhet angazhim maksimal në mënyrë që të organizojë kaione të tilla.
Postimi i plotë:
I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie
Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë. /Lajmi.net/