I vodhën telefonin një shtetaseje dhe tentuan ta grabisnin taksistin, 3 të arrestuar në Shqipëri

Tre persona janë arrestuar në Shqipëri pasi tentuan t’i vidhnin me dhunë portofolin një taksisti dhe më pas i vodhën telefonin një shtetaseje. Të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit…

Lajme

23/10/2025 13:57

Tre persona janë arrestuar në Shqipëri pasi tentuan t’i vidhnin me dhunë portofolin një taksisti dhe më pas i vodhën telefonin një shtetaseje.

Të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë portofolin, drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën “Selaudin Zorba”. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur telefonin, një shtetaseje, në rrugën “Tahsim Shehu”.

Më tej, nga hetimet rezultoi se shtetasja A. Q. ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari, ishte me 2 të arrestuarit e tjerë, në taksi, në momentin që kryen tentativën për vjedhje.