I thonë si “Ronaldo i vjetër”, Roque: Ëndrra ime është Barcelona, të luash me Lewandowskin do ishte fantastike

Vitor Roque është futbollisti i talentuar që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane. Sulmuesi i Kombëtares së Brazilit në grupmoshat e reja, është afër marrëveshjes me Barcelonën, shkruan Lajmi.net Gjatë një interviste në “Sport” me gazetarin Joaquim Piera – Roque u shpreh se Barcelona është klubi i ëndrrave të tij. “Jam i gatshëm…

Sport

28/02/2023 17:47

Vitor Roque është futbollisti i talentuar që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane. Sulmuesi i Kombëtares së Brazilit në grupmoshat e reja, është afër marrëveshjes me Barcelonën, shkruan Lajmi.net

Gjatë një interviste në “Sport” me gazetarin Joaquim Piera – Roque u shpreh se Barcelona është klubi i ëndrrave të tij.

“Jam i gatshëm të bëjë një lëvizje drejt Barcelonës. Do të ishte fantastike të luaja me Robert Lewandowskin. Barcelona është klubi i ëndrrave. Nëse përfundojë aty, do të ishte një dhuratë fantastike për mua dhe familjën time”, ka thënë Roque

Sulmuesi 18-vjeçar tani është pjesë e skuadrës nga Brazili, Club Athletico Paranaense, ku ka kontratë deri në vitin 2027. Me Brazilin U20 së fundmi shënoi gjashtë gola./Lajmi.net/