I thonë se është Adele e shqiptarëve, kështu reagon Fifi

Fifi së fundi u përgigj në pyetjet e fansave.

ShowBiz

11/04/2020 09:32

Në këto ditë pandemie kur të gjithë janë izoluar nëpër shtëpi, Fifi po qëndron e mbyllur në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në Instagram, të cilët ndër të tjera i shkruanin edhe komplimente asaj.

Një prej tyre shkruan “A din se je Adel i shqiptarve”, ndërsa përgjigja e Fifit ishte e menjëhershme “Une jom Fifi e shqiptareve”.

Për ndryshe, “Lezet” mban titullin projekti i fundit nga Fifi, të cilin e solli në duet me Remzie Osmanin, me rastin e ditëlindjes. /Lajmi.net/