I riu nga Kamenica kërkon ndihmën tuaj

Lirigzon Refik Kastrati nga fshati Karaqevë e Epërme e qytetit të Kamenicës po përballet me një sëmundje të rëndë për shërimin e së cilës duhet intervenim urgjent.

Lajme

02/04/2019 15:39

Mundësia për trajtimin e sëmundjes së tij nuk ekziston në Kosovë, andaj trajtimin Lirigzoni duhet që ta bëjë jashtë vendit. Por që kjo të bëhet, atij i duhen një shumë e konsiderueshme e parave.

E për këtë, Lirigzoni po e kërkon ndihmën tuaj. Ai sa më parë duhet të futet në operacion.

Për t’i dal në ndihmë 34-vjecarit nga Kamenica, sot në orën 19:30 do të organizohet mbledhje në sallën e fshatit Karaqevë e Epërme ku do të mbilidhen fonde për t’ia mundësuar shërimin Lirigzonit.

Për të gjithë ju që dëshironi t’i ndihmoni atij, mund të kontaktoni në numrin e telefonit të vëllait të Lirigzonit, Arsim Kastratit 044 591 701, si dhe mund të adresoheni tek restaurant “Pisha”