I qetë e i buzëqeshur, momenti kur RENEA shoqëron në Policinë e Tiranës Safet Bajrin
I buzëqeshur dhe i pashqetësuar për prangat, Safet Bajri mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të premten pasdreke pasi u arrestua në Shkodër me urdhër të SPAK, raporton A2 CNN. Bajri dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me akuzat ndaj tij. Dyshohet…

Lajme
I buzëqeshur dhe i pashqetësuar për prangat, Safet Bajri mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të premten pasdreke pasi u arrestua në Shkodër me urdhër të SPAK, raporton A2 CNN.
Bajri dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me akuzat ndaj tij.
Dyshohet se Safet Bajri bashkëpunoi me Asmer Bilalin për të vrarë Fatbardh Licin, ngjarje e ndodhur në 2018, dhe masa është për këtë ngjarje.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit, ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklaratë në Policinë e Shkodrës, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do të bëhet në Tiranë. Mbrojtja nuk konfirmon t’u jetë komunikuar ndonjë urdhër-arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.
Kontrollet lidheshin me masakrën e Dobraçit ku u vranë 4 persona, mes tyre 2 të pafajshëm.
Më 30 tetor 2024, në zonën e Dobraçit, persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një person i tretë. Nga të shtënat, makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç, humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë, çifti Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët humbën jetën. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë, pak orë më pas në spital.

